Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë që të vendosë mbylljen me urgjencë të shkollave. Sipas ish-kreut të PD-së, mjek në profesion, vetëm kjo mënyrë do të mund të frenonte përhapjen e pandemisë.
Në analizën e shifrave sipas Berishës nga rihapja e shkollave numri i të infektuarve është rritur me 500%.
“Edhe njehere, mbyllja e shkollave është urgjence per frenimin e pandemise!
Ato jane sot bomba biologjike te përhapjes se pandemise. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara çdo dite është rritur me 500%. Vetëm dje u shpallen 17 vdekje spitalore nga covid19.
Miq, dje ne Shqipëri me një testim me pak se 1:3 pati 795 te infektuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt 15 shtator. Po keshtu pati dhe 17 vdekje apo mbi 50% te te gjitha vdekjeve te tre muajve te pare te pandemisë. Keto te dhena deshmojne se situata e pandemisë ne Shqipëri eshte jashte çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi. Duhet mbajtur parasysh se me nje testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdekjet spitalore, numri i te sëmurëve te vdekur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve eshte rreth 36-40, pa llogaritur ketu vdekjet e shumta jo spitalore nga covid19 ne te kater anet e vendit numri i te cilave eshte rreth 90-100.
Pavaresisht nga këto te dhëna me përkeqësim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit Edvin Hajdutit ka zgjedhur qe ne krye te radhës mashtrimin dhe manipulimin per trajtimin e pandemise.
Ne ketë kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes se shkollave duke ndezur keshtu flake pandemine Covid 19 ne Shqiperi dhe po çon vendin drejt katastrofës. Ne fund te gushtit, por dhe ne fillim te shtatorit duke konstatuar se Shqipëria kishte kushtet me minimale per hapjen e shkollave per nxenesit kerkova shtyrjen e fillimit te vitit te ri shkollor per te parandaluar shndërrimin e shkollave ne bomba biologjike te perhapjes se covid19.
Natyrisht reagimi i kryepidemiologut injorant te Surrelit dhe lakejve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj. E vërteta eshte ato vende i hapen shkollat por kushtet ne shkollat e tyre ndryshonin me ato te Shqiperise si dita me naten. Ne shkollat e Shqiperise nuk ekzistojne kushtet me minimale mbrojtese te femijeve tane nga covid 19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise.
Perveç ketyre, ne dallim nga te gjitha keto vende Shqipëria ka nivelin me te ulet te testimeve ne Europe, per rrjedhoje nivelin me te ulet te disgnostikimit, izolimit dhe mjekimit te te semurve me Covid-19.
Sot jane me mijra femije qe shkojne çdo dite ne shkolle me prinder dhe familjare me covid19, te cilet nuk bejne dot testin. Sot jane me qindra e qindra mesues te infektuar me covid 19 qe vazhdojne punen sepse nuk e bejne dot testin ose urdherohen ne menyre kriminale te fshehin gjendjen e tyre nga narkdrejtore militant, qe para shendetit te kolegeve dhe nxenesve vene urdherat kriminal te kryeepidemiologut te Surrelit dhe lakejve te tij.
Duke denuar si te papergjegjshem e kriminal dhe me pasoja tejet te renda qendrimin e Edvin Hajdutit me mos mbylljen e shkollave, kerkoj mbylljen e menjehershme te tyre ne mbare vendin dhe kalimin e tyre ne sistemin online”, shprehet Berisha.