Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në emisionin e gazetarit Alfred Lela shpalljen non grata nga SHBA. Ai tha se ka pasur rreth 15 oferta lobimi për të hequr non grata-n, por ka refuzuar. Ish-kryeministri tha se i ka vënë vetes qëllim që të bëjë gjithçka për transparencën e këtij vendimi.
“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja. Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.
Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar”, tha Berisha që nuk pranoi të bëjë komente për sanksionet ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.
“Po pyesni dikë që është në përballje të pamohueshme me të gjitha mundësitë për dezinjimin e tij nga sekretari i shtetit non grata të cilin e kam vlerësuar si një lobim të pastër korruptiv të Soros dhe Ramës. Vlerësimi im nuk është pranuar nga departamenti i shtetit.
Për sot nuk kam asnjë koment, u takon atyre të shprehen. Të më pyesësh nëse jam kundër sanksioneve, të bazuara nuk jam kurrë. Sot u sanksionua Gruevski, që u arratis pas një procesi gjyqësor. Kurse unë pa pasur asnjë padi a proces…
Për të tjerët nuk i komentoj sepse apriori nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time. Nuk bëhem avokat, shqyrtues i problemit se nuk kam lexuar akoma motivacionin”, tha Berisha.