Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga protesta e organizuar për takimin e kryeministrit Edi Rama në Londër, në kuadër të turit me diasporën.
Në pamje shihet se policia londineze ka marrë masa paraprake, duke vendosur gardhe metalike si dhe me prani të efektivëve për të shmangur trazirat.
Raportohet gjithashtu se ka pasur tensione mes protestuesve dhe personave të cilët i bashkohen takimit me kreun e PS, megjithatë nuk ka pasur përplasje.
Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka mbërritur ende në sallën “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”, ku edhe do të zhvillohet takimi.