Kryesore Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Berisha pyet Ballukun: Çfarë lidhje ka largimi i Gledis Nanos me ju?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka shtruar disa pyetje zv/kryeministres Belinda Balluku. Një ndër to ka qenë edhe se çfarë lidhet me Ballukun largimi i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë, të dashura zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja drejtuese e seancës.

Unë jam këtu për të shtruar tre pyetje: A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta, duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja?

 E dyta, me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, çfarë lidhje ka?

Pastaj, fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet aty për mister. Eja këtu tani jep sqarime“, u shpreh Berisha.

Ndërsa Berisha vijonte me pyetjet akuzuese, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi mikrofonin.