Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama bëri avokatinë e Vladimir Putinit në Davos.
“Ky bën avokatinë e Putinit. Pse? Ana më pozitive, më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale është shkëputur përfundimisht nga gazi rus. Gjermania sot nuk merr asnjë metër kub gaz rus. Rezerva e saj është 100 përqind nevojat e saj. Dhe ia la dopio gjashtën në dorë Rusisë. Këtë gaz e mori nga vende të tjera, por asnjë në luftë. Por, jo nga agresorët. Kjo është avokati ndaj Putinit. Kjo është një analizë e një vasali. Ia dhanë ta lexonte aty. Se ky nuk merr vesh nga gazi. E lexoi në Davos. Duke nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Për të mos thënë shprehjet që përdori në prani të kryeparlamentares së BE. Ku krahasoi një parlamentare të llojit të Alqi Bllakos, për të shfajësuar Rozetën. Pra, për të mbrojtur për Rozetën e tij në Davos, u fut te karma, pa e fitur se çfarë është karma. Pa e ditur, se nuk ka konceptin kauzë-efekt. Mjafton të përdorë një shprehje për t’i bërë qejfin një kategorie të caktuar dhe për të mbrojtur Rozetën e tij. Nuk shkoi për shqiptarët, shkoi për të folur për Rozetën e tij”, tha kreu i Partisë Demokratike.