Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, duke vjedhur. Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që, nëse çmimi i energjisë rritet, atëherë do të ketë protesta masive.
“Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrazin digat”, tha Berisha.
Ai tha se Shqipëria, vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër seç konsumon. “Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla. Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.