Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas përplasjes me gazetarin investigativ Artan Hoxha në emisionin “Studio e Hapur”.
Ai ka publikuar ndërhyrjen e bërë në emision, por ka fshirë të gjithë debatin me gazetarin Artan Hoxha.
Berisha ka publikuar vetëm reagimin e tij dhe debatin me të ftuarit e tjerë në studio.
Pavarësisht bojkotit nga ana e Berishës dhe iniciativës për mos i përmendur emrin, emisioni është i regjistruar dhe shpërndarë në pjesën më të madhe të mediave.
Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar direkt në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, Oficer madhor dhe gjeneral të ushtrisë shqiptare e kanë konfirmuar. Por në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot. Nga ana tjetër e konfirmoi edhe vetë i akuzuari, sepse ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor.
Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.
Sali Berisha: E ke vrarë.
Artan Hoxha: Zoti Berisha nuk më tremb dot mua.
Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.
Artan Hoxha: Po, po, jam…
Sali Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.
Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…
***
Postimi i Berishës në Facebook
Ndërhyrja e mbrëmshme ne emisionin “Studio e Hapur”, mbi akuzat e bëra në parlament ndaj anëtarit të grupit negociator, z. Mecollari dhe marrëveshjes së detit! sb
Eni Vasili: Jemi duke diskutuar mbi deklaratën që ju keni bërë në parlament mbi Artur Meçollarin të cilin e keni cilësuar si spiun. A keni informacion i kujt është ky spiun, i kujt shteti dhe ku e bazoni ju këtë deklaratë?
Sali Berisha: Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar oficerë madhorë, gjeneralë të ushtrisë shqiptare të FA por dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes sot me njoftimin e saj të shtypit që tha se ai është larguar nga FA për procedurë apo kur tha se ka fituar në Gjykatë në 2013.
Nga ana tjetër e konfirmoi dhe vetë i akuzuari. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Dhe së dyti, duhet të dimë pak në sa shkallë gjykate ka shkuar. Së treti, e dëgjoja atë që e ke aty, që njihet universalisht për vrasësin e dëshmitarit.
Ai vjell nëpër studio debatesh trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Dua të theksoj këtu se ai grup s’ka qënë sekret sipas gënjeshtrave të tij, sepse është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar gjatë dy viteve jo një por disa herë. Para marrëveshjes flas, jo pas.
Gjykata Kushtetuese, cilido që e lexon përveç sharlatanit të kapur në të gjitha anët thotë se Shkaku kryesor i kthimit është te plotfuqia, sepse sipas GJ.K ajo i takonte Presidentit dhe jo Kryeministrit. GJ.K nuk thotë në asnjë rresht të saj se u humbën 300 km sipërfaqe. Nëse debati përdoret për fake neus atëherë ky është turp.
Curri: A keni info se spiun i kujt shërbimi të huaj është Meçollari?
Berisha: Nuk më lejohet mua ta bëj publike atë. Por një gjë të siguroj, se ai vendim ka qenë me miratim të prokurorisë në atë kohë.
Curri: Çfarë lëvizje tjetër do bëni që ta bëni të pamundur qëndrimin e zotit Muçollari në atë grup?
Berisha: Unë nuk i diktoj presidentit në asnjë mënyrë por Komisioni i Sigurisë së Parlamentit do merret gjërësisht me këtë problem.
Curri: Pra ju e dini i kujt shërbimi është zoti Meçollari?
Berisha: Unë nuk jap detaje. Ka një rregull në këto.
Erl Murati: Çfarë rregulli ka?
Berisha: Kur janë midis vendeve partnere apo të themi edhe mike apo jo, nuk dekonspirohet. Por këto gjatë ditëve të ardhshme unë do ti kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë plotësisht aferën, për procedurën flas. Unë nuk kam dyshim në akuzën që i është bërë atij.
Erl Murati: Dy konstatime: Grupi negociator u bë publik në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes jo më parë. Më lejoni t’ju citoj pak nga vendimi i GJ.K: “Ky parim ka sjellë një rezultat të disfavorshëm për shtetin shqiptar, i cili rezulton të ketë humbur sipërfaqe të konsiderueshme ujore.” Pra nga vendimi del se nuk është rrezuar vetëm për çështjen e plotfuqishmërisë por edhe për disfavor, dhurim territori. Pyetja ime është a keni diskutuar me zotin Meta për zotin Meçollari apo sot e mësuat ju emrat e grupit negociator?
Sali Berisha: Unë përsëri insistoj se grupi është bërë publik dhe nuk ka patur asnjë sekret. Eshtë emëruar Sekretari i Përgjithshëm si përfaqësues politik dhe Komandanti i Flotës si përgjegjës për aspekte teknike detare.
Së dyti, GJ.K ka bërë një deklaratë politike dhe nuk ka qënë në gjendje të substanciojë për asnjë centimetër apo metër katror det. GJ.K. ka bërë një deklaratë politike në atë paragraf. Nëse Gjykata do të thoshte se këto koordinata apo se ky territor iu la Greqisë, por nuk substancion asgjë.
Territori ka sipërfaqe, ka koordinata apo pika të caktuara dhe asnjë prej tyre se ke në vendimin e Gjykatës. Së treti, lidhur me takimin me Presidentin Meta s’kemi folur për asnjë person sepse nëse e kujtoni Ditzi Bushati në Komisionin Parlamentar deklaroi se e kishte sekret grupin negociator. Natyrisht unë nuk dija se kush është në grup, por mediat zbuluan dje se një njëri i dënuar, i larguar nga FA si agjent ishte kryesor prapa shpatullave të Kotziasit dhe Ditziut në Korçë, 13 orë diskutime.
Lidhur me deklaratat e shpifësit që është aty, Gërvenji ka deklarauar se u pranua çdo vërejtje e jona dhe jo vetëm një herë por dhe herën e dytë.
Luan Hajdaraga: Çdo info që del nga ju krijon një problem të madh edhe brenda edhe jashtë. Edhe në rastin konkret. Mos ndoshta nuk ishte vendi i duhur për ta bërë këtë deklaratë sot? Mos ishte mirë që kjo info ti kalonte organeve të ngarkuara me ligj?
Sali Berisha: Në çfarë situate ndodhen sot shqiptarët? Shqiptarët ndodhen në një situatë të tillë kur kryeministri dhe ministri i jashtëm u thonë se janë bërë diskutime politike-diplomatike kurse e vërteta është që të gjithë anën teknike e ka përmbushur një njëri që quhet Artur Meçollari, i cili ishte në ekip i marrë nga Ministria e Mbrojtjes, pa asnjë dijeni nga Komandanti i FA dhe që kanë meritë mediat që e zbuluan. Për mua interesi kombëtar është interesi i parë mbi të gjitha. Nëse mediat e denoncuan dje, mua më erdhën të dhëna nga oficerë e gjeneralë madhorë të cilët më pohonin të njëjtën gjë si mediat. Unë jam një avokat i interesit publik dhe unë vura të gjithë energjinë time që elementë si ky të mos imagjinohet të përfshihen në grupin negociator. Nëse duam të përfshijmë dhe të bëjmë marrëveshje me individë si këta atëherë është çështje tjetër, por ajo marrëveshje është antikombëtare, që i ka falur Greqisë zonat….
Unë kam binden që Komisioni Sigurisë do ta ndjekë problemin. Se çfarë do bëj presidenti republikës është në tagrin e tij dhe unë nuk ndërhyjë në punët e tij. Në parlament komisioni do merret me këtë. Nuk ka patur në mënyrë absolute asnjë formë presiioni nga pala greke për të nxituar apo shpejtuar. Po të kthehemi mbrapa, çështja e kufirit detar ka filluar në 1993 sepse kufiri tojësor është i përcaktuar me saktësi nga komisioni i Firenzes dhe jo kufiri detar. Vërtet kemi traktatin që thotë kufijtë ekzistues por se cilët janë kufijtë ekzistues në det kjo është X. Vërtet kemi firmosur OSBE që thotë paprekshmërinë e kufijve, po cilët janë kufinjtë tanë në det është X përsëri. Dhe ka qënë një vullnet i prerë i qeverisë time dhe i qeverisë së Zotit Karamanlis për të përcaktuar kufirin midis dy vendeve. Duke përdorur barazlargësinë nuk i është dhënë asnjë centimetër tokë.
Me rrëzimin e marrëveshjes së parë, pala greke veproi siç po vepron me Edi Ramën. E kundërshtuam në mënyrë të prerë. Pas një hezitimifillestar të qeverisë greke, Samaras dhe qeveria greke pranoi që ne ti drejtoheshim gjykatës. Unë të garantoj që ky është një akt shumë i papërgjegjshëm të Edi Ramës sepse ai e kishte të gatshme atë që la qeveria mëparëshme, dakortësinë me autoritetet greke për të shkuar në arbitrazh ose gjykatën e Hagës. Edi Rama pranoi pazarin dhe nëse ka njëri që mendon se qënka në interes tonin që Greqia të kalojë nga 6 në 12 milje ujra territoriale, çka nuk ka arritur ta bëj nga viti 1936 deri në vitin 20018 me autorizimin e Ramës, atëherë kjo është të besosh rrethin në katror. Ne e lamë gati çështjen, ajo zgjidhej me Gjykatë.
Erl Murati: Ju thatë që nuk ka pasur presion nga pala greke për marrëveshjen. Që nga 1912 në 100 vjet histori çështja e kufirit detar nuk është shtruar asnjëherë si problem nga Greqia as në marrëdhënie dypalëshe, as në OKB as në Bruksel. Në mendimin tim kjo ishte në interesin e plotë të palës greke dhe jo të palës shqiptare. Për këtë më vijnë në ndihmë dy fakte. E para deklarata e ish ministrit Besnik Mustafaj i cili tha në 2007 se kjo ishte kërkesë e palës greke, pra nuk ishte iniciativë e jona, dhe e dyta janë kabllogramet e Ukileaks ku zonja Ledia Hysi i ankohet Ambasadës amerikane për presione dhe kërcënime të palës greke për tu miratuar kjo marrëveshje se ndryshe nuk do nënshkruhej MSA. Pas kësaj kujtoj një tjetër memo të ish ministrit Panariti i cili e ka dërguar në komisionin e jashtëm ku paralajmëron për kërcënimin e palës greke e cila thoshte se do ta zbatonte marrëveshjen në mënyrë të njëanshme pavarësisht se ne e kishim rrëzuar në GJ. K.
Pyetja ime është: përse është shfuqizuar ligji i kufirit në 2008. Në mendimin tim është se me këtë i është hapur rrugë marrëveshjes.
Sali Berisha: Së pari, pala greke nuk ka qenë e interesuar as për nenin e traktatit për kufirin tokësor. Kanë qenë të interesuar pala shqiptare dhe pala greke insistonte se meqë keni firmosur traktat të BE ne s’kemi pse firmosim tjetër. Ka qenë insistimi ynë dhe ndihma e partnerëve tanë që thanë se ke të drejtë në këtë insistim, që kanë vendosur njohjen e traktatit dhe paprekshmërinë e kufijve aktualë. Kufiri aktual tokësor është i depozituar në OKB. Kurse kufiri detar, është në interesin e Shqipërisë ti ketë të caktuar kufijtë se ku i ka, pasi ujrat janë njëlloj si toka dhe ti duhet të dish kufijtë e tyre.
Pala greke nuk ka bërë asnjë presion. Ka patur gatishmëri të plotë nga Sali Berisha dhe marrëdhëniet e mia me Karamanlis kanë qenë marrëdhëniet më miqësore. Asgjë nuk lëvizi sa qe në pushtet. Asnjëherë dhe kurrë s’kanë kushtëzuar MSA. Mbasi e hodhi poshtë Gjykata, fillimisht nuk kërkuan ta zbatojnë marrëveshjen, por ta negociojnë atë. Por si Karamanlis si Samaras e kuptuan që nuk bëhej dhe unë u thashë se mund të shkojmë në Gjykatë.
Më kërkuan të shmang gjykatën e Hamburgut dhe thamë të shkojmë ose në Hagë ose në arbitrazh. Pastaj erdhi Papandreu dhe filloi të thotë që unë nuk e njoh këtë marrëveshje, gjë që s’mund ta bënte. Edi Rama zgjodhi ti trysnojë grekët, ti fusë nën tavolinë dhe pastaj tu thotë se ai është shpëtimtari. Kurse ligji nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen. Kufijtë janë ndërkombëtar dhe ujërat territoriale janë njëlloj si toka. Unë ndoqa politikën e një vendi demokratik për përcaktimin e kufijve. Nuk bëra pazar si këta. Unë zgjodha metodën e barazlargësisë. Unë e dija se kishte dhe pazare por unë atë e shmanga.
Dhe gjykata përveç deklaratës politike nuk ka qënë e aftë të substanciojë qoftë dhe një cm katror të humbur. Gjykata kishte mundësi të merrte çdo kompani ndërkombëtare, çdo ekspertizë për tu thënë shqiptarëve se janë humbur kaq km, kaq metra katror por e dinte që ky ishte një trillim dhe nuk hyri në këto punë.