Në një tryezë të mbajtur këtë të mërkurë me përfaqësues të sindikatave në vend, Berisha u shpreh së do të vendoset së shpejti për protestat e radhës, për të cilat tha se do të jenë të qëndrueshme deri në rrëzimin e qeverisë.
“Në vitet 2005-2013, unë kam patur dialog konstant me sindikatën e Shëndetësisë dhe Arsimit. Jeni dëshmitarë që rrogat e këtyre dy sektorëve u mbi dyfishuan. Me borxhin që ka marrë Edi Rama këto 8 vite, rrogat duhet të ishin trefishuar, pa asnjë vështirësi. Nëse prin sektori publik me rroga, sektori privat është i detyruar ta ndjek hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje në 4 vite për të mashtruar për votat, privati nuk ka ndonjë interes ta ndjekë. Kështu që rrogat do të jetë një përparësi absolute, 2-3-fishimi i tyre.
Le ta konsiderojmë këtë një fillim të ri. Një publicist i njohur shkruante këto ditë; vendi im, si të thuash jetim, pa sindikata. Le ti japim përgjigje ne shqiptarëve që sindikata është në këmbë, e gatshme dhe ju garantoj ju se PD do të jetë në mbështetjen tuaj totale. Do të jemi në protesta të qëndrueshme deri në rrëzimin e kësaj qeverie, në momentin më të përshtatshëm dhe të duhur që do të vendosim bashkërisht”, tha Berisha.