Kryesore Berisha sfidë Ramës: Po je burrë hajde ndryshojmë ligjin. Kryeministrat të hetohen...

Berisha sfidë Ramës: Po je burrë hajde ndryshojmë ligjin. Kryeministrat të hetohen në çdo kohë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kodin Penal, që veprat penale të Kryeministrave të mos parashkruhen asnjëherë.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha i kërkoi Ramës që ta votojnë në Parlament këtë ndryshim, që Kryeministrat të hetohen në çdo kohë për vepra penale.

“Mban fjalime si Kim Yong-un për drejtësinë, ke një muaj që merresh me presione të jashtëzakonshme staliniste ndaj drejtësisë për të hetuar kundërshtarët e tu. Në je burrë dhe ta mban, ja ku ia them para gjithë shqiptarëve, hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë Kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër, të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin Penal dhe të vetmit që përjashtojmë nga parashkrimi të jenë Kryeministrat dhe s’duhet të parashkruhen”, deklaroi Sali Berisha.

Berisha: Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Ramës

Në konferencën për mediat, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur se do të marrë fund politika zero probleme me fqinjët që sipas Berishës e adaptojnë ashtu siç e quan ai “Rama i Vuçiçit dhe tani i Dodikut”.

Berisha shton se PD do të paraqesë politikën e saj të jashtme me fakte dhe dokumente.

“Genocidin serb e mohoi dje Taulant Balla dhe Edi Rama duke dëshmuar me qëndrimin që mbajtën mbrapa, më të këqinj se kriminelët se pasi kryen krimin, u përpoqën ta fshehin, të fshihen. PD do paraqitur para jush me fakte, qëndrime dhe veprime për politikën e saj të jashtme. Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës, kjo merr fund. Politikën me zero probleme me fqinjët e adaptojnë diktatorët të cilët kërkojnë me çdo kusht të qëndrojnë pavarësisht se çfarë ndodh të mos prishin qetësinë e tyre. Politikën me zero probleme me fqinjët e adaptojnë argatët siç është Rama i Vuçiçit dhe tani i Dodikut dhe askush tjetër. Zero probleme me fqinjët nuk do të thotë sherre me fqinjët, Jo. Do të thotë njohja e problemeve që ekzistojnë dhe zgjidhe serioze e tyre dhe këtu qëndrojmë ne”, tha Berisha.