Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në vëmendje largimin e mjekëve, ndërsa fajëson kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gënjen kur thotë që pagat janë si në Gjermani.
Gjatë një konference mbajtur këtë të premte për “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi”, Berisha thekson se rrogat e mjekëve në Shqipëri janë më të ulëta se në Kosovë. Sipas tij, pacientët vidhen nga Rama përmes medikamenteve e vaksinave, jetike.
“Ku janë investimet, pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të përfunduar në vitin 2012. Po e paraqet si investimin më të madh në shëndetësi. Edhe atij i reduktuan sallat e operacionit dhe i hoqën 40 shtretër. Çdo ditë po largohen mjekë se ky mashtrues po u thotë se po i paguan si në Gjermani. Ku janë rrogat e mjekeve, ku janë rrogat si në Gjermani për infermierët? Mjeku në Shqipëri merr sa gjysma e mjekut në Kosovë. Në Kosovë merr 850 euro, në Shqipëri as gjysmën e saj. Kjo është një politikë shkatërrimi.”
Po ashtu, kryeministri shprehet se vendi është në gjendje me të keqe se në kohën e Enverit në lidhje me mjekët për frymë.
“Ky cinik ky injorant, nuk kupton se Shqipëria në mjekë për frymë është me keq se në kohën e Enverit. Nuk kupton se numri i mjekësve për frymë në botë është një nga elementët më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sytë koncesionet. Ne vendet e BE-së ka një mjek për 300 banorë, ndërsa Shqipëria po shkon në një mjek në 1000-1200 banorë. Ky problem i tmerrshëm po privon nga shëndeti shëndetësor mijëra shqiptarë. Por mos u çudisni. Rama deklaroi pak muaj më parë dhe bëri Evropën që të qeshë duke thënë se Shqipëria nuk ka banda, por normal që kur je vete kreu i bandës.”