Ish-kryeministri Sali Berisha në një reagim të tij thotë se me zgjerimin me 12 milje të detit territorial nga Greqia për Shqipërinë do të thotë trilionë euro humbje naftë dhe gaz.
Berisha sqaron se ko humbje është në zonat me distancë 12-24 milje.
“Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqipëria humbet vetëm në territor aq sa pushton det kalimi nga 6 në 12 milje.
Kështu, në zonat me distance 12-24 milje, që jenën dhe zonat që besohet se kanë triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqisë nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bëre që Shqipëria të humbasë trilionë euro nga ky zgjerim.
Për ata të cilët duan të dinë të vërtetën, Shqipëria e cila ta zemë në një distancë 18 km midis dy vendeve do të kishte të vetat 12 milje, tani do te ketë vetëm 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer në distancën 12 milje. Ne tërësi, po të kemi parasysh hapësiren e kufizuar të saj në detin Jon, Shqipëria humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri vazhdon më tej se ky vendim nuk prek zonat e kanalit të Korfuzit.
“Ky vendim nuk ka asnjë implikim për zonat si Kanali i Korfuzit në vendet ku distanca është 12 milje e më pak. Kjo sepse në këtë rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht më pak. Kështu që vetëm apatridët ose injorantët mund të thonë se vendimi i Greqisë për të kaluar nga 6 në 12 milje nuk ka të bëjë me ujerat territoriale apo territorin ujor detar të Shqipërisë”.
Berisha thotë se ky vendim nuk prek vetëm detin territorial por edhe hapësirën ajrore.
“Ky vendim ka të bejë jo vetëm me territorin detar por edhe atë ajror të Shqipërisë duke i shkaktuar humbje financiare vendit për shkak të spostimit të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Greqise.
Si përfundim, vendimi i Greqise për zgjerimin e ujërave territoriale ne detin Jon ka për Shqipërinë, në ndarjen e detit, kufirin shtetëror dhe zonën ekonomike midis dy vendeve, hapësirën dhe korridoret ajrore krahasuar me marrëveshjen e detit të arritur nga të dy qeveritë në vitin 2009, kohë në të cilën Greqia njihte si ujëra territoriale të saj 6 milje, efekte me pasoja të jashtëzakonshme.
Me këtë rast u bej thirrje autoriteteve të Greqise të mos shtrijnë këtë vendim në raport me Shqipërinë por të rikthehen tek ujdia e arritur me qeveritë paraardhese dhe ti drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Detit në mënyrë që të shndërrojmë ujërat, që na ndajnë në det, në paqe, bashkëpunimi të frytëshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona”, përfundon Berisha.