Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi sot vetingun si “një nga proceset më të korruptuara që historia ka njohur në Europë dhe në botë”.
Gjatë një konference për gazetarët Berisha u shpreh se me anë të njerëzve të inkriminuar vetingu largoi nga sistemi gjyqtarë e prokurorë të aftë vetëm pse nuk ishin në një linjë me partinë në pushtet.
“Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtarë për garsioneren dhuratë e të atit.
Janë larguar nga sistemi gjyqësor, gjyqtare, e cila kishte jetuar në shtëpi me të atin, dhe pasi martohet, gjatë periudhës që ka jetuar para martesës, ka dorëzuar rrogën në familje. I ati, rrogën ia ka vendosur mënjanë, një traditë eprore e prindërve në Shqipëri dhe me rastin e martesës i ka dhënë të gjithë paratë e rrogës të kursyera për të ndihmuar vajzën e vet. Dhe kësaj, nga këta vetorë, i është quajtur burim i paqartë dhe është nxjerrë nga sistemi. Vetingu në Shqipëri është bërë nga persona të inkriminuar, ish-bashkëshorte e Hakmarrjes për Drejtësi, si Valbona Sanxhaktari. Dhe duhet ta dini mirë se të gjitha të dhënat nga SHISH dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, i dorëzoheshin vetëm një personi, dhe ishte ky person, Valbona me një tjetër, që përcillte çfarë do nxirrte ose jo. Vetingu u bë mbi baza krahinore, u bë mbi baza fetare dhe është procesi më i korruptuar, më i kompromentuar që mund të jetë bërë ndonjëherë”, tha veç të tjerash Berisha.