Kryesore Berisha tregon 3 kushtet që ka për t’u paraqitur në GJKKO

Berisha tregon 3 kushtet që ka për t’u paraqitur në GJKKO

Sali Berisha ka deklaruar se ka 3 kushte që ai të paraqitet në Gjykatwn e Posccame pas akuzës së ngritur ndaj tij për “shpërdorim detyre”.

Kushtet janë përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka nga çështja, heqja e masës që e ndalon të lëvizë nga shtetit dhe të pyetet Kuvendi.

“Të largohet për konflikt interesi gjykatësja, të sillet në Parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit dhe unë do të votojë vetë për to, por unë pse ka gjykatës që nuk kanë as ligj e as moral, unë nuk mund të shkel as Kushtetutën dhe as ligjet e vendit, kjo nuk synon Berishën, por gjëmën për çdo shqiptar, kur thyhet ligji për kryetarin e opozitës, ç’mund të pësojë një qytetar”, tha ai.

Ai hodhi akuza në drejtim të gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Ai pretendon se e ka shkarkuar nga detyra në 1996, por sipas tij, Gjoka nuk e ka deklaruar. Prandaj i drejtohet me një pyetje publike.

“Gjykatësja, turpi i drejtësisë shqiptare dhe europiane, e botërore nuk duhet të fshihet pas krimit të saj, por deklarojë në emër të detyrimit ligjor është shkarkuar apo jo në 1996 për shkelje të lënë ligji dhe korrupsion. Të dalë dhe të deklarojë, turpi i njeriut, e di ca u tha ajo avokatëve “nuk jap dorëheqje se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar”. Ajo nuk ka ndërgjegje, për ato që ka bërë dhe tani mbahet me premtimin që i ka dhënë Edi Ramës. Kam qenë kryeministër e president dhe ata që kanë punuar me mua kanë pasur një porosi, mos prano asgjë në kundërshtim me ligjin. Skllave mjerane e Ramës”, tha Berisha.

Ky reagim i Berishës vjen pasi pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga GJKKO për marrjen e tij në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.