Politika Berisha: Ulsi Manjën nuk e zë gjumi se do e zëvendësojë Fatmir...

Berisha: Ulsi Manjën nuk e zë gjumi se do e zëvendësojë Fatmir Xhafaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, sipas të cilit, për komisionet hetimore të kërkuara nga opozita do zbatohet vetëm Kushtetuta.

Berisha u shpreh se janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që përcaktojnë të drejtat e opozitës, ndërsa për Ulsi Manjën ai tha se “tmerrohet kur shikon Fatmir Xhafën, sepse i thonë që do bëhet ministër i Drejtësisë”.

“Janë vendime të Gjykatës Kushtetuese që përcaktojnë të drejtën e patjetërsueshme të opozitës për çdo njeri, përveç badigardit të Edi Ramës që quhet ministri Ulsi Manja.

Ulsi Manja rri me hije. Kur e sheh Fatmir Xhafën tmerrohet, nuk fle dy net se i thonë do bëhet ministër Drejtësie. Këta janë të papërgjegjshëm në ato që thonë”, tha Berisha.

Duke folur për refuzimin e komisioneve hetimore, Berisha tha se pse nuk pranohet ndër to edhe ngritja e komisionit për koncesionin e sterilizimit.

“Zëri kot nuk i dridhet, dhe sytë kot nuk i kërcejnë kur del para jush. Nuk pranon ai komision hetimor parlamentar për sterilizimin. Beqaj e ka deklaruar, nuk kam marrë unë para, i ka marrë Edi Rama, janë vjedhur. Ndaj Rama refuzon të drejtën e opozitës për të ngritur komision hetimor”, tha Berisha.