Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat ai tregoi se çfarë ka deklaruar para prokurorëve. Berisha tha se është thirrur aty me urdhër të Kryeministrit Edi Rama. Berisha e konsideron 8 Janarin si aktin më të paimagjinueshëm dhe momentin më kriminal në historinë e 30 viteve.
“I thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të atyre parimeve me të cilat jam i mbrujtur. Ajo që dua t’ju them juve është kjo. Në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 Janarin. “Lulzim Brava” i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fundamentalistësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në 1 të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin. Duke ju falenderuar për punën e madhe që bëni më duhet t’ju them se nuk duhet të injoroni një moment, momenti që është më flagrant mendoj unë, ose fakti më flagrant është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Po besë nuk ke ç’kërkon te ai që nuk ka besë.
Mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty dhe duhet ta dini se shkoni ta pyesni Erion Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston kurrkund tjetër, de facto ia dorëzoi Edi Ramës seli të blinduar. Këto janë elementë të deklaratës sime.
Pa diskutim që kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime dhe Partia Demokratike do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrasësish, trafikantësh që po mbledhin. Emra konkretë i ke dhe në Facebook-un tim. Kështu që besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë po ndodhte në narkoshtet. Tani çështja tjetër që unë shtrova me forcë. Si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës, përdori dhe banda e “Lulzim Bravës”? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shtrirje, e një bashkëpunimi të grupit të mercenarëve dhe narkobandidtëve me uniformëve.
Emrat e mercenarëve një pjesë i ka ndaluar. Armët i nxori nga selia, thuhet “Lulzim Brava”, me mjetin e tij, megjithatë siç e dini ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur në seli. Ka foto, por jo vetëm foto. Kështu që nuk ka asnjeri sot që ve në dyshim, që ve në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, fundamentalistë në selinë, si roje të “Lul Bravës””, tha Berisha.
Ish-kryeministri shkoi në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00.