Gjermania duket për momentin burimi kryesor i furnizimit me armë mbrojtëse për rezistencën ukrainase ndaj sulmit rus. Pas vendimit historik për të dërguar për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore armë në një vend në konflikt, konkretisht 1 mijë armë antitank dhe 500 raketa Stinger, Berlini do të çojë edhe armë të tjera, që në fakt përbejnë një rikthim në të kaluarën për Kievin.
Bëhet fjalë për 2700 armë antiajrore të tipit “Strela”, që i përkisnin ish-Gjermanisë Lindore para rrëzimit të Murit të Berlinit, që kishin mbetur në magazinat gjermane prej dekadash, por në gjendje operacionale të mirë.
Dërgesa e këtyre ”mbetjeve” pothuajse të harruara të kohës së Bashkimit Sovjetik ka një logjikë, në terrenin ukrainas. Janë mjete të thjeshta për t’u përdorur, edhe me një trajnim të shpejtë, mbahen në shpatull dhe njihen nga çdo ushtarë ukrainas, jo vetëm nga profesionistët e sotëm por edhe nga qindra mijëra rezervistët të trajnuar në kohën sovjetike dhe vitet që pasuan rënien e saj.
Raketat e pajisjeve “Strela” mund të ngjiten deri në 2 kilometra, duke rrezikuar së tepërmi mjete si helikopterët e transportit, por jo vetëm. Për ketë arsyeje, si dhe për kostot tashmë të ulëta me të cilat gjenden në treg, kanë qenë prej dekadash një nga mjetet më të preferuara të lëvizjeve gueriljase veçanërisht në Afrikë dhe Azi, por e përdorur në disa raste edhe nga organizata si IRA irlandeze dhe ETA baske.
Ndërkohë, Berlini po lëviz edhe politikisht, duke bërë presion që të ngrihet një Komision të dedikuar mbi Ukrainën hetohen aksionet gjatë sulmeve ushtarake ruse , që sipas ministres se jashtme Annalena Baerbock në shumë raste kanë marrë konturet e krimeve kundër njerëzimit.