Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka mundur të marrë veten nga koronavirusi, por nuk është shëruar plotësisht. Kreu i Forca Italia, një muaj pasi doli për herë të parë pozitiv, vijon të ketë ende virusin në trup.
Mediat vendase shkruajnë se në testimet e fundit ai ka rezultuar sërish pozitiv dhe ka shfaqur disa shqetësime që e detyruan të shtrohet sërish në spital.
83-vjeçari qëndroi në fillim të shtatorit 12 ditë i shtruar në spital, por më pas u vendos në rezidencën Arcore, nga ku vazhdoi karantinën dhe kujdesin mjekësor. Por analizat e bëra tregojnë se ai nuk e ka fituar plotësisht betejën, edhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme.
Politikani i njohur tha se ndihet mirë se nuk ka më asnjë shenjë të sëmundjes. “Nuk kam simptoma. Vetëm se ndihem si një luan në kafaz”, tha ai.
Tashmë Berlusconi do të presë analizat e ardhshme për të kuptuar nëse ka arritur që të fitojë luftën me COVID-19.