Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka reaguar për herë të parë pas shtrimit të tij në spitalin e San Raffaele ku po kurohet nga koronavirusi.
Lideri i Forca Italia zhvilloi një bisedë telefonike me disa nga senatorët e grupit të të kaltërve, të cilëve iu bëri me dije gjendjen e tij shëndetësore.
“Jam duke luftuar për t’ia dalë përballë kësaj sëmundje djallëzore. Po bëj të pamundurën dhe shpresoj t’ia dal për t’u kthyer edhe më i fortë”, mësohet të ketë thënë Berluskoni.