Extra Bes Kallaku flet për zërat se është lidhur me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”

Bes Kallaku flet për zërat se është lidhur me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”

Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar ekskluzivisht për Anabel.

I pyetur nga Anabel për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh:

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.

Më tej, aktori i humorit shtoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

Si nisën thashethemet?

Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto.

Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend.

Nga ana tjetër, Çiljeta i bëri repost një fotoje ku shihet me Besin dhe një vajzë e uron për “lidhjen e re”.

E gjitha kjo nisi zërat që çuan në lajme të shumta, por sipas Besit, nuk paska asgjë të vërtetë.