Extra Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: E rëndësishme është të jenë të...

Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: E rëndësishme është të jenë të mirë fëmijët

Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga Xhensila, në një darkë me banorët e “Ferma VIP”. Ai rrëfeu një histori, ku tregoi se i kanë dhënë fund martesës.

Besi u shpreh se duhet të jetë falenderues dhe mjafton që t’i ketë mirë me shëndet fëmijët:

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për ndarjen e tyre është përfolur shumë dhe kjo është hera e parë që njëri prej tyre flet për divorcin. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe fshinë fotot e përbashkëta.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk ishin parë bashkë prej muajsh në evente apo ambiente të përbashkëta.

Dyshja ka qenë prej vitesh e martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.