Aktualitet Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin

Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbajtur mëngjesin e sotëm faljen me rastin e  Kurban Bajramin.

E cilësuar si një ndër festat më të rëndësishme të kalendarit islam, edhe këtë herë falja e Kurban Bajramit është kryer në sheshin Skënderbej, i cili u mbush nga qindra qytetarë

Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij Kreu i Komunitetit Mysliman, Spahiu i cili përcolli mesazhin  për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri-tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.

“Të bëhemi më të fortë ndaj besimit, ndaj Zotit. Më të dashur e më solidarë me njëri tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.

Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët, për të përcjellë tek gjithsecilin mirësitë që jep Allahu i Madhërishëm.

Një mesazh në këtë ditë e pati edhe për shqiptarët e Kosovës

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës”, tha kreu i KMSH-së.