Ndonëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese.
Duket se për Muçin sot është një ditë normale në punë.
Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi, i cili u dekretua nga Meta si anëtar i Kushtetueses tha se nuk e njeh vendimin e KPA.
Sipas tij Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi ai e ka humbur statusin e prokurorit në momentin që u betua tek Presidenti Meta si anëtar i Kushtetueses.