Bota Besnikët e Assadit hakmerren ndaj rebelëve sirianë, vrasin 14 punonjës sigurie

Besnikët e Assadit hakmerren ndaj rebelëve sirianë, vrasin 14 punonjës sigurie

Autoritetet e reja të udhëhequra nga rebelët e Sirisë kanë njoftuar se 14 punonjës të Ministrisë së Brendshme janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm të bërë nga forcat besnike të ish-Presidentit Bashar al-Assad, në perëndim të vendit.

Raportet tregojnë se forcat e sigurisë u zunë në pritë, teksa u përpoqën të arrestonin një ish-oficer lidhur me rolin e tij në burgun famëkeq Saydnaya, në afërsi të kryeqytetit Damask.

Po ashtu, një vëzhgues sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se tre militantë u vranë gjithashtu në përleshje, ndërsa shtoi se më vonë forcat e sigurisë sollën përforcime.

Pak më shumë se dy javë më parë, Presidenca e Asadit ra në duart e forcave rebele të udhëhequra nga fraksioni islamik Hayat Tahrir al-Sharm.

Që prej atëherë, ish-Presidenti Assad u detyrua të linte vendin së bashku me familjen e tij për t’iu drejtuar Rusisë.