Politika Besniku i Bashës: Ja pse e përjashtuam Topallin nga lista e deputetëve

Besniku i Bashës: Ja pse e përjashtuam Topallin nga lista e deputetëve

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, që njihet si një ndër njerëzit më të ngushtë të Lulzim Bashës, duke folur sot në emisionin “Përballë” në TVSH tha se Basha futi në listë vetëm ata që bënë opozitë të fortë.

I kundërshtuar nga të pranishmit në studio, të cilët thanë se Topalli ka bërë opozitë, Salianji tha se Topalli bojkotoi fushatën për PD-në, që në vitin 2015 në Shkodër.

“Më lini të flas unë se jam më i drejtpërdrejtë në këtë.

Basha kandidoi vetëm ata që bënë opozitë të fortë.

Zonja Topalli s’ka marrë pjesë në fushatën e Voltana Ademit në Shkodër në vitin 2015”, tha Salianji.