Presidenti i 40 i SHBA-së, Ronald Reagan lindi më 11 shkurt të vitit 1911 në Tampico të shtetit Illinois.
Pas një sëmundje të gjatë ai vdiq më 5 qershor të vitit 2004
Ai u rrit në pjesën qendrore të Amerikës dhe pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë e më në fund President i Shteteve të Bashkuara.
Ronald Regan ishte president për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot ai konsiderohet si një nga presidentët më të admiruar nga amerikanët.
Presidenti Regan vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik, për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizmit për shumë amerikanë.
Por nuk janë vetëm republikanët që duan të përmendin emrin e presidentit të 40-të amerikan.
Ronald Reagani është popullor jo vetëm për konservatorët, por për shumë amerikanë të të gjitha bindjeve politike.
Ai njihej për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit.
50 thëniet e tij më brilante:
1- Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër.
2- Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.
3- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.
4- Nuk kemi borxh një miliard dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliard dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë.
5- Informacioni është oksigjeni i epokës moderne. Ai kapërcen përmbi muret me telat me gjemba, ai depërton përtej kloneve me korrent.
6- Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.
7- Unë i bëj thirrje komunitetit shkencor, atyre që na dhanë armët bërthamore, për të orientuar talentet e tyre të mëdha tani ndaj çështjes së njerëzimit dhe të paqes në botë: të na japin mjetet për t’i bërë këto armë bërthamore të pafuqishme
8 – Qeveria gjithmonë gjen një arsye për paratë që ajo merr.
9- Nga katër luftëra që i kam parë në jetën time, asnjëra nuk erdhi për shkak se Amerika ishte tepër e fortë.
10- Udhëheqësi më i madh nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që i bën njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha”
11- Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.
12- Qeveria ekziston për të na mbrojtur nga njëri-tjetri.
13 – I gjithë ndryshimi i madh në Amerikë fillon në tryezën e darkës.
14- Pushteti i koncentruar gjithmonë ka qenë armik i lirisë.
15- Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.
16- Qeveria nuk i zgjidh problemet, por i subvencionon ato.
17- Beso, por verifiko.
Ronald dhe Nancy Reagan
18- Detyra e parë e qeverisë është t’i mbrojë njerëzit, jo të drejtojë jetën e tyre.
19- Ne duhet të refuzojmë idenë se çdo herë që një ligj është shkelur, shoqëria është më fajtore se shkelësi i ligjit. Është koha për të rivendosur rregullin amerikan që çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij.
20- Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
21- Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.
22- Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.
23- Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.
24- Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.
35- Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.
36- Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë e hartuar ndonjëherë nga njeriu.
37- Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.
38- Të rrish duarkryq duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.
39- Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.
40- Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.
41- Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.
42- Nuk ka kufizime në mendjen e njeriut, nuk ka mure rreth shpirtit të njeriut, nuk ka pengesa për përparimin tonë, përveç atyre që ne vetë ngremë.
43- Tatimpaguesi – është dikush që punon për qeverinë federale, por nuk duhet të marrë provimin e shërbimit civil.
44- Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.
45- Rrethojeni veten me njerëzit më të mirë që ju mund të gjeni, delegojeni autoritetin, dhe mos ndërhyni për aq kohë sa që politika të cilën e keni vendosur ju po realizohet.
46- Një foto vlen sa 1000 mohime.
47- Mendjet më të mira nuk janë në qeveri. Nëse do të ishte ndonjëri, biznesi do t’ia vidhte asaj.
48- Historia na mëson se lufta fillon kur qeveritë besojnë që çmimi i agresionit është i lirë.
49- Njerëzit nuk bëjnë luftëra, ato i bëjnë qeveritë.
50- Mendimi se jam president më frikëson dhe nuk mendoj se e dua këtë punë.