Pas një beteje gati 10-vjeçare, banorët e Venecias kanë arritur që të ndalojnë kroçerat në portin e qytetit.
Qeveria italiane njoftoi dje se nuk do të lejojë më anijet e mëdha turistike pranë qendrës historike, që tërheq më shumë se 30 milionë turistë në vit.
Vendimi erdhi pasi një kroçerë u përplas me një barkë turistike në muajin qershor, duke plagosur 5 persona. Në të njëjtin muaj, një tjetër kroçerë për pak sa nuk u përplas me një restorant që ndodhej në buzë të kanalit.
55 000 banorët e qytetit dolën në protesta duke thënë se anijet po i rrezikojnë jetën.
Venecia, që njihej si La Serenissima (E qeta), është dëmtuar në themelet e saj të vjetra prej druri nga dallgët e mëdha që krijohen nga kroçerat.
Tashmë, destinacioni i ri i kroçerave do të jetë në portet larg qytetit, siç janë Fusina dhe Lombardia.