Një burrë shpenzoi 30 mijë paund nga pasuria e tij në një betejë të dështuar për drejtësi, pas marrjes së një gjobe 100 paund për tejkalim shpejtësie.
71-vjeçari Richard Keedwell deklaroi kjo çështje me drejtësinë, të cilën ai e quan me shumë të meta zgjati për më shumë se tre vjet dhe i kushtoi një pjesë të trashëgimisë së djemve.
Keedwell tregon se u gjobit 3 vjet më parë në një qytezë pranë Bristolit duke ecur me 55 km/h në një rrugë me limit 50 km/h. “U çudita shumë kur bileta e gjobës më erdhi në shtëpi 3 ditë më vonë, isha shumë i sigurt se nuk e kisha bërë këtë shkelje”, shpreh ish inxhinieri.
71-vjeçari kërkoi ndihmën e një eksperti në gjyq i cili shpjegoi se kamera e shpejtësisë mund të kishte regjistruar një makinë tjetër në korsinë ngjitur ose mund të ishte e prishur. Dhe për këtë arsye shkoi 4 herë në Gjykatën e Worcesterit përpara se apeli i tij të dëgjohej. Pasi humbi çështjen ai nuk mund të fitonte as në Apelin e Gjykatës së Kurorës në gusht.
Dhe gjatë kësaj kohë shpenzoi 21 mijë paund për avokatët dhe 7000 mijë të tjera për kostot e gjyqit, pa përmendur paratë që i nevojiteshin gjatë transfertave të tij për të ndjekur seancat gjyqësore.
“Jam i lodhur dhe acaruar me të gjithë këtë sistem që godet njerëzit e zakonshëm, Më vjen keq për sasinë e parave që shpenzova, por kërkoja vetëm drejtësi”, u shpreh 71-vjeçari Keedwell.