Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat pasditen e së premtes tha se janë 5259 delegatë të PD që kanë firmosur për Kuvendin e PD në 18 dhjetor, ose thënë ndryshe 69 për qind e totalit të anëtarësisë.
Sipas Bardhit, 1126 delegatë kanë refuzuar për të marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
“Në 11 degë, procesi ka vijuar me probleme, pasi kryetarët e degëve nuk i kanë njoftuar. Për këta 11 kryetarë do të marrë vendim kryesia e PD”, tha Bardhi.
Ai akuzoi ish-kryeministrin Berisha për retorikë përçarëse, të cilën siç tha demokratët e vërtetë e kanë injoruar, duke iu përgjigjur thirrjes për kuvendin e vërtetë kombëtar, atë të 18 dhjetorit.
Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur prej tij, Berisha u ka drejtuar një thirrje vetë kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetëve demokratë për pjesëmarrje.
Delegatët e PD që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, sipas qarqeve
Dibër 352
Korçë 326
Berat 287
Lezhë 258
Shkodër 389
Gjirokastër 205
Vlorë 342
Fier 508
Durrës 308
Elbasan 544