Teksa jashtë selisë së Parlamentit, opozita ka nisur protestën, deputetët e rinj, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi janë betuar.
Ndërsa deputetja e LSI Amra Borova nuk ka qenë e pranishme. Sipas Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ajo mungon për arsye objektive dhe do të betohet seancën që vjen.
Me hyrjen në Kuvend të tre deputetëve të rinj, numri i Opozitës së Re Shkon në 21, ndërsa numri i përgjithshëm i deputetëve shkon në 99.