Ministrat e rinj të Qeverisë Rama janë betuar para Presidentit të Republikës përpara marrjes së detyrës.
Blendi Gonxhe është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po kështu është betuar edhe ministrja e re e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Betim bëri edhe ministri Ervin Mete, i cili do të jetë vetëm ministër i Financave pasi Ekonomia që kishte në varësi u shkri nga dikasteri i tij dhe është pjesë e Ministrisë së re të Blendi Gonxhes.
Presidenti Bajram Begaj u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.
Ministrat e rinj u votuan një ditë më parë nga Parlamenti dhe tashmë kanë marrë zyrtarisht detyrën.