Presidentja e re e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou u betua për një mandat 5 vjeçar, si e para femër në këtë detyrë në shtetin fqinj.
64-vjeçarja Sakellaropoulou ka qenë më parë drejtuese e Këshillit të Shtetit dhe Gjykatës Adminstrative dhe do të zëvendësojë në krye të shtetit grek Prokopis Pavlopoulos.
Në ceremoninë e betimit të presidentes morën një numër i vogël deputetësh dhe u anuluan festimet në rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi.
Gjithashtu në ceremoni nuk u përfshi as shtrëngimi i duarve mes të pranishmëve.