E frymëzuar nga Victoria Beckham e cila bëri bashkë grupin “Spice girls” disa muaj më parë, Beyonce ka menduar të ribashkojnë grupin e saj “Destiny’s Child”.
Sipas “The Sun”, këngëtarja ka nisur lëvizjet për të ribashkuar grupin, duke kontaktuar me ish-antaret e “Destiny’s Child”.
Mësohet se Michelle Williams dhe Kelly Rowland po udhëtojnë në Evropë dhe shumë shpejt do t’i bashkohen koncerteve të Beyonce-s.
Ky lajm ka gëzuar fansa të panumërt të “Destiny’s Child”, i cili mbetet një ndër grupet më të dëgjuar e të preferuar nga publiku.
Pritet që ribashkimi i Michelle, Beyonce-s dhe Kelly-t të ndezë skenat botërore!