Një libër që besohet të jetë kopja më e hershme dhe më e plotë e Biblës Hebraike është shitur për 38,1 milionë dollarë në Nju Jork, tha shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”.
”Codex Sassoon përmban të 24 librat e Biblës Hebraike – ku mungojnë vetëm 12 fletë – dhe i paraprin Biblës më të hershme plotësisht të plotë hebraike, Kodikut të Leningradit, për gati një shekull”, tha shtëpia e ankandeve.
”Bibla, që daton në fund të shekullit IX ose në fillim të shekullit X, është bërë dorëshkrimi më i shtrenjtë i shitur në ankand dhe artefakti më i shtrenjtë fetar hebre i shitur në ankand në histori”, tha ”Sotheby’s”.
Pas një lufte ofertash katër minutëshe, ankandi u fitua nga një organizatë jofitimprurëse amerikane e cila synon t’ia dhurojë Muzeut ANU të Popullit Hebre në Tel Aviv.