Bibla më e hershme dhe më e plotë hebraike, Codex Sasson, një “gur testues jetik i historisë njerëzore” që daton më shumë se 1100 vjet më parë, do të shitet në ankand.
Libri i shenjtë ofrohet nga shtëpia e ankandit Sotheby’s me një vlerë prej 30-50 milion dollarësh, duke e bërë atë dokumentin ose dorëshkrimin historik më të vlefshëm që shfaqet në ankand.
E përbërë nga 24 libra të ndarë në tre pjesë – Pentateuku, Profetët dhe Shkrimet – Bibla Hebraike është themeli i Judaizmit dhe besimeve të tjera.
Në krishterim, tekstet referohen si Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re dhe janë përfshirë në kanunin biblik.
Islami gjithashtu i vlerëson tregimet e Biblës Hebraike, ku shumë prej tyre janë të përfshira në Kur’an dhe vepra të tjera të rëndësishme të letërsisë islame.
“Bibla hebraike është teksti i shenjtë, themelor për popujt anembanë globit,” tha Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby.
Emri “Codex Sassoon” vjen nga pronësia e mëparshme e Biblës, si pjesë e koleksionit të famshëm të David Solomon Sassoon (vdiq më 1942), i cili mblodhi koleksionin më të rëndësishëm privat të dorëshkrimeve në shekullin e 20-të.
Shitja do të bëhet gjatë sezonit të ankandit pranveror të pikturave bashkëkohore, moderne dhe impresioniste të organizuara nga gjigandi i Nju Jorkut.
Sa për blerësit e mundshëm, Richard Austin, kreu i librave dhe dorëshkrimeve antike në Sotheby’s e konsideron listën një gropë pa fund.
“Është një tekst themelues i qytetërimit. Është e vështirë të gjesh një tekst që ka pasur më shumë ndikim në historinë e njerëzimit sesa Bibla. Kodiku, i cili është vërtetuar me testin e karbonit-14 është në gjendje të jashtëzakonshme. I mungojnë vetëm disa faqe”.
Ekspertët besojnë se dorëshkrimi është shkruar nga një shkrues i vetëm në më shumë se 400 pergamenë që do të kërkonin lëkurat e më shumë se 100 kafshëve. Peshon pothuajse 12 kg.
Sipas NYT, gjurmët e Biblës humbën në Siri midis shekujve të trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë, derisa u rishfaq në një shitje në Frankfurt ku dorëshkrimi u ble nga David Solomon Sassoon, i cili e vendosi atë në koleksionin e tij. Në atë kohë Sassoon pagoi 350 paund për ta fituar atë.