Bota Biden: Amerikanët nuk duhet të shqetësohen për luftë bërthamore

Biden: Amerikanët nuk duhet të shqetësohen për luftë bërthamore

Presidenti amerikan Joe Biden i tha kombit të tij që të mos shqetësohen për një luftë të mundshme bërthamore. Reagimi erdhi pasi Rusia i vendosi të dielën forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.

Ky veprim u dënua ashpër nga Perëndimi, megjithatë që nga ai moment nuk ka pasur përshkallëzime të tjera.

Më herët, SHBA tha se nuk kishte arsye për të ndryshuar nivelin e saj të alarmit bërthamor.

“Pse duhet Bota nëse nuk ekziston Rusia”, shefi i propagandës ruse kërcënon Perëndimin me sulm bërthamor

Por një nga “shefat e propagandës” së Vladimir Putin kërcënoi Perëndimin me shkatërrim bërthamor vetëm disa orë pasi lideri rus vendosi forcat e tij parandaluese nga sulmet bërthamore në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Gjatë fjalës së tij në një prej televizioneve kombëtare, spikeri Dmitry Kiselyov, me një retorikë të ashpër anti-Perëndimore tha për shikuesit se nëndetëset ruse mund të lëshojnë deri në 500 mbushje bërthamore.

“Kjo gjë do të garantonte shkatërrimin e SHBA dhe të gjithë vendeve të tjera të NATO. Armët bërthamore ruse transportohen nga avionët më të shpejtë bombardues. Pa përmendur këtu aftësinë e Forcave Strategjike Raketore. Potenciali bërthamor rus është më i fuqishmi në botë. Sot Triada Ruse Bërthamore është në gatishmëri. Putin e paralajmëroi Perëndimin. Mos u përpiqni të kërcënoni Rusinë”, u shpreh Kislyov.