Presidenti Joe Biden hodhi poshtë një marrëveshje të propozuar prej afro 15 miliardë dollarësh, në bazë të së cilës kompania japoneze e çelikut ‘Nippon Steel’ do të blinte kompaninë amerikane me bazë të Pittsburgh ‘US Steel’.
Biden përmendi kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare duke thënë se pronësia e SHBA ishte e rëndësishme për të mbajtur të fort industrinë e çelikut në SHBA dhe zinxhirët e saj të furnizimit.
Ndërhyrja e presidentit në largim vjen pas presionit nga sindikata e United Steel Orkers, e cila kishte kundërshtuar një shitjen e kompanisë amerikane. Qeveria japoneze e ka quajtur vendimin e Bidenit “të pakuptueshëm”.
Të dyja kompanitë, të cilat kishin kërcënuar më parë se do të padisnin qeverinë nëse marrëveshja nuk ndodhte, të premten thanë se do të merrnin “veprimet e duhura për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore”.
Vendimi vjen vetëm disa javë përpara se presidenti demokrat të mbarojë mandatin dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Japonisë, aleatja më e madhe e Amerikës në Azi.
Ekspertët e industrisë druhen se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përkeqësohen pas këtij vendimi.
Ata thonë se pa investime të jashtme nga Japonia, e ardhmja do të jetë e vështirë.