Joe Biden dhe Donald Trump janë kandidatët për presidentë më të votuar në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në krye qëndron presidenti i zgjedhur, i cili ka marrë 80 milionë vota, një shifër që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai ndiqet nga presidenti në detyrë ka marrë rreth 74 milionë vota.
Në listë pas tyre janë Barack Obama dhe Hillary Clinton. Numri i votave ecën në përpjesëtim edhe me rritjen e numrit të popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Megjithatë zgjedhjet e 3 Nëntorit të këtij viti kanë pasur edhe pjesëmarrjen më të lartë të një shekulli, që përllogaritet të jetë mbi 65%.
E teksa Trump duket se po pranon humbjen, shefi në detyrë i Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë amnisti me rastin e festave të fundvitit, ish-këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare Micheal Flynn, i vetmi i akuzuar si i përfshirë në skandalin e ndikimit të Moskës në zgjedhjet amerikane të vitit 2016ës. Mediat shkruajnë se para se të largohet nga detyra Trump ka në plan të falë disa bashkëpunëtorë të tij, të akuzuar për skandale të ndryshme.