Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përsëriti synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, nëse shëndeti e lejon.
Lajmi u raportua nga shtypi amerikan, sipas të cilit presidenti i bëri të qarta synimet e tij gjatë një bisede me reverendin Al Sharpton, një aktivist i njohur afrikano-amerikan me orientim progresiv, gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.
Gjendja shëndetësore e presidentit është vazhdimisht objekt debati në SHBA, për shkak të disa episodeve konfuzuese të dukshëm që e kanë bërë atë protagonist muajt e fundit.
Ndërsa aleatët e Bidenit kanë thënë se ai do të kërkojë rizgjedhjen, ai është shmangur nga deklarimi i kësaj çështje pa mëdyshje, të paktën pjesërisht për të shmangur nxitjen e ligjeve për raportimin e financimit të fushatës.