Teksa bënte fushatë për presidencën e SHBA-së, Joe Biden e ktheu mbrojtjen dhe promovimin e demokracisë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, një pjesë qendrore të agjendës së tij qeverisëse.
Një premtim i fushatës ishte mbajtja e një samiti për demokracinë, i cili pritet të zhvillohet më 9 dhe 10 dhjetor dhe ku zyrtarisht janë ftuar 110 shtete.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi listën e vendeve të ftuara ku janë pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut e pas shumë diskutimesh edhe Kosova dhe Serbia. Jashtë lihet Bosnje dhe Hercegovina.
Në mesin e të ftuarve janë aleatët perëndimorë, por në listë nuk janë Kina dhe Rusia. I ftuar është edhe Tajvani, i cili është kthyer herë pas here në pikë përplasje mes Uashingtonit dhe Pekinit që e cilëson Tajvanin provincë të tij. Hungaria po ashtu nuk është ftuar. Kryeministri Viktor Orban cilësohet një mini-Putin.
Në Samit do të mblidhen liderë qeveritarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të sektorit privat.
Samiti për Demokraci do të ketë tri tema kryesore: ‘Mbrojtjen kundër autoritarizmit’, ‘Adresimin dhe luftimin e korrupsionit’ dhe ‘Avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut’.
Ekspertë të ndryshëm shprehen se ky samit duhet të jetë një ndihmë për zhvillimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke mos mbetet thjesht një foto.