Bota Biden në javën kyçe mes pandemisë dhe Presidencës

Biden në javën kyçe mes pandemisë dhe Presidencës

Më pak se dy muaj pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden arriti një javë të rëndësishme në përvjetorin e parë të bllokimeve antiCovid-19 , një javë që mund të favorizojë pjesën tjetër të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sapo Kongresi të japë miratimin përfundimtar nga mesi i javës, ai do të nënshkruajë planin prej 1,9 trilionë dollarësh për të zgjeruar ndihmën ekonomike për shumicën e amerikanëve dhe bizneseve të vogla.

Me vaksinimet në rritje, administrata e tij siguroi një normalitetit të prekshëm duke lëshuar udhëzime se si amerikanët e vaksinuar të mund të fillojnë të shoqërohen në mënyrë të sigurt brenda shtëpisë pa maska ​​ose distanca.

Biden vazhdon t’u bëjë apel njerëzve që të ndjekin kufizimet e koronavirusit, një sfidë gjithnjë e më e vështirë, ndërsa disa shtete të drejtuara nga republikanët revokojnë rregullat e tyre.

Për Biden, i cili e ka bazuar mandatin e tij presidencial në sfidën për dhënien fund të pandemisë dhe rigjallërimin e ekonomisë, një kthesë e gabuar mund t’i kushtojë humbjen e mbështetjes publike dhe të rrisë shanset që demokratët të humbin shumicën e tyre të ngushtë në Kongres.

Kjo do t’i kushtojë pjesën tjetër të mandatit.

Deri tani, megjithatë, Biden ka marrë mbështetje të fortë.

Rreth 70% e amerikanëve e miratojnë punën që po bën ai për pandeminë, sipas një sondazhi të fundit nga Associated Press dhe Qendra NORC për Çështjet Publike në Universitetin e Çikagos.

Sondazhi i fundit i Gallup zbuloi se gjashtë në 10 amerikanë besojnë se kriza e koronavirusit po lehtësohet.

Mesatarisht afro 2,2 milionë vaksina po bëhen çdo ditë, më shumë se dyfishi i ritmit kur presidenti Donald Trump u largua nga detyra.