Presidenti i SHBA, Joe Biden ka ripropozuar David J. Kostelancik si kandidaturë për ambasador amerikan në Shqipëri.
Ripropozimi i Kostelancik nga kreu i Shtëpisë së Bardhë i është bërë Senatit.
Diplomati i njohur David J. Kostelancik ishte propozuar për ambasador të SHBA-së në Shqipëri në Janarin e vitit 2023.
Por në fund të dhjetorit 2023, Senati e refuzoi kandidaturën e tij për postin e ambasadorit në Shqipëri për shkak të tejkalimit të afateve.