Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër urimi homologes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur Zyra e presidentes Osmani.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë Presidenti Biden.
Ndër të tjera, Presidenti Biden ka shprehur mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.
“SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në integrimin e saj drejt institucioneve euroatlantike dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e mirëpresim miratimin e propozimin evropian nga ana juaj për normalizim, me qëllimin kryesor njohjen reciproke, që do të ndihmonte në sigurimin e paqes dhe prosperitetit në të ardhmen për qytetarët në Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.