Bota Biden zgjedh admiralen Lisa Franchetti për t’u bërë gruaja e parë në...

Biden zgjedh admiralen Lisa Franchetti për t’u bërë gruaja e parë në histori në krye Marinës Amerikane

Presidenti amerikan Joseph Biden është gati të emërojë admiralen Lisa Franchetti në krye të Marinës, duke e bërë atë anëtaren e parë femër të Shefit të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, sipas zyrtarëve të Departamentit të Mbrojtjes, raporton Politico.

Franchetti do të zëvendësojë Shefin e Operacioneve Detare, admiralin Michael Gilday, mandati katërvjeçar i të cilit përfundon këtë vjeshtë. Por oficerja mund të bllokohet në Senat, pasi senatori republikan i Alabamës, Tommy Tuberville, ka bllokuar i vetëm më shumë se 270 promovime ushtarake për shkak të politikës së abortit të Pentagonit.

Franchetti aktualisht shërben si zëvendësshefe e Operacioneve Detare dhe aktualisht është numri dy i Marinës së SHBA. Ajo e ka kaluar karrierën e saj në anije luftarake, është gruaja e dytë që mban postin e zëvendësshefit dhe është një nga pak femrat që janë ngritur në gradën me katër yje në ushtrinë amerikane.

Në zgjedhjen e Franchettit për këtë detyrë, Biden rrëzoi Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili kishte rekomanduar oficerin e dytë, admiralin Samuel Paparoa, i cili kryeson Flotën e Paqësorit të SHBA-së, për këtë detyrë.