Këtë të shtunë ka pasur reshje dëbore në lartësitë mbi 2000 metra në juglindje të vendit.
Më të dendura reshjet kanë qenë në majën e malit të Gramozit duke sjellë kështu reshjet e para të borës në qarkun e Korçës.
Nga ky ndryshim janë ulur ndjeshëm dhe temperaturat, sidoqoftë dëbora në nëntor është e pritshme për juglindorët edhe në lartësi më të ulëta.