Një 55-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 5-të i pallatit. Viktima është identifikuar me inicialet A. M..
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, teksa mbeten të paqarta rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.