Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.
Një 68-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.
Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në fshatin Pulahë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar në oborr.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave, ndërsa trupi i viktimës po çohet në morg për ekspertizën mjekoligjore.