Kryesore Bie numri i rasteve të reja me COVID-19, por edhe numri i...

Bie numri i rasteve të reja me COVID-19, por edhe numri i testimeve

Katër persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 296 raste të reja me virusin.

Rastet e reja kanë dalë nga 1874 testime që janë kryer (dje u kryen 2738 testime, nga ku rezultuan 457 qytetarë të infektuar).

Gjithsesi numri i rasteve të reja, si edhe numri total i të infektuarve ka shënuar rënie në shkurt.

Aktualisht janë 8,773 qytetarë pozitivë me virusin në vend, gati gjysma e një muaji më parë ku numri i rasteve aktive ishte 16,507.

129 persona janë të shtruar në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Janë shëruar 835 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë.