Agresiviteti i pandemisë vijon të marrë jetë njerëzish në Kosovë. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë kryer 459 testime të dyshuara për Covid-19, prej të cilave 78 raste kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se nëntë qytetarë të prekur me koronavirus kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 548, që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 52 mijë teste, ndërkohë të prekur kanë rezultuar rreth 14 mijë qytetarë.
Sipas IKSHPK-së, listës së të shëruarve i janë shtuar 190 pacientë gjatë orëve të fundit, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 10 113.
Asnjë viktimë në 24 orë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë zbuluar 166 raste të reja nga 1 756 testime për COVID-19.
Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 224 pacientë të rikuperuar.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 153 462 teste të Covid-19 nga ku janë zbuluar mbi 14 mijë të infektuar.
Aktualisht numri i pacientëve të rikuperuar është 11 965, numri i vdekjeve është 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2191.