Italia raportoi 261 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën krahasuar me 459 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë.
Numri ditor i infeksioneve të reja u rrit me vetëm 10’407 nga 19’037 një ditë më parë. Numri i rasteve në Itali që nga fillimi i epidemisë është tani 2’010’037.
Të enjten ajo u bë vendi i tetë në botë që tejkalon shifrën prej 2 milionë rastesh të regjistruara zyrtarisht.
Numri i testeve të kryera një ditë më parë ishte 81’285 nga 152’334 të enjten, tha Ministria e Shëndetësisë. Italia, vendi i parë perëndimor i goditur nga virusi, ka raportuar 70’909 vdekje që nga 21 shkurti, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti më i larti në botë.
Pacientët e shtruar me COVID-19 janë 23’304, ose 98 më pak krahasuar me një ditë më parë.
Në gjysmën e parë të nëntorit, kur vala e dytë e epidemisë në Itali po përshpejtohej, shtrimet në spitale rriteshin me rreth 1’000 në ditë.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore franceze raportuan 3’093 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shumë më pak se sa 20’000, që ishte shifra e regjistruar gjatë dy ditëve para ditës së Krishtlindjes.
Por numri i njerëzve të shtruar në spital u rrit me 85, duke shkuar në 24’477, rritja e parë në gjashtë ditë.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 u rrit me 146 krahasuar me të premten, duke arritur në 62’573, i shtati në të gjithë botën.
Franca do të nisë fushatën e saj të vaksinimit të dielën së bashku me shumicën e vendeve të tjera të BE-së.