Italia raportoi këtë të diel një rënie të numrit të viktimave, krahasuar me një ditë më parë.
75 pacientë ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të shtunën ishin 111. Totali i të vdekurve shkoi në 33.415.
Rastet e reja u shtuan me 355, duke shënuar gjithsej 233.019 të infektuar. Ndërkohë, autoritetet flasin për një rënie të numrit të pacientëve në terapi intensive.
15 të sëmurë më pak kanë nevojë për trajtim intensive, pra 435 vetëm këtë të diel. 6.387 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 293 më pak se dje. Në 24 orët e fundit u shëruan edhe 1.874 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin në 156.507.